Lajme

 Ky kriminel famëkeq i luftës dorëhiqet nga politika

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 08 April 2022

Lideri i Partisë Radikale të Serbisë, krimineli i luftës, Vojsllav Sheshel ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga politika.“Unë nuk ndihem mirë dhe tashmë jam refuzuar nga populli serb në dy zgjedhje”, tha ai për mediumin serb Alo.

Siç tha ai, ai nuk ka më legjitimitet të veprojë në emër të Partisë Radikale Serbe, kryetar i së cilës është.

Më 11 prill të vitit 2018, Sheshel është dënuar me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë.

-Advertisement-

Por edhe në këtë proces gjykatësit e kanë liruar Sheshelin ndaj akuzave për krime në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

Shesheli ka kërkuar të ankohet ndaj këtij vendimi, por vendimi tani është përfundimtar: Vojisllav Shesheli denohet për krime lufte me 10 vjet heqje lirie.

Këtë denim ai e ka vuajtur në kohën sa ka qenë në paraburgim në Hagë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera