Ky koalicion do ta formojë Qeverinë e re!
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 29 May 2017
Analist politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se Qeveria e re do të formohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, raporton Gazeta Blic.
Sipas Spahiut qeveria e re nuk do t’i ketë problemet si qeveria e kaluar.“Nuk mendoj që ka me pasur problem si herën e kaluar, koalicioni mes PDK-AAK e Nismës do të ketë shumicën e votave do të formojë qeverinë”, tha ai.
I pyetur se a ka gjasë që PDK-ja të përsërit ngjarja si me LDK-në kur ishin në koalicion edhe me AAK-në e Nisma-n, ai tha se këtu dallojnë gjërat sepse marrëveshjen me LDK-në e ka nënshkruar Hashim Thaçi dhe se ky i fundit e ka shprehi gënjeshtrën ndërsa koalicionin me AAK-në e Nisman e ka nënshkruar Kadri Veseli e që sipas tij Veseli ka më shumë integritet.
“Marrëveshjen me LDK-në e ka bërë Hashim Thaçi, këtë marrëveshje e ka bërë Kadri Veseli besoj që deri më tani nuk kemi pasur rastin që Kadria me gënjye publikisht ka më tepër integritet ndërsa Hashimi se ka problem këtë dhe nuk është hera as e parë as e fundit dhe me vet faktin që marrëveshjen me LDK-në nuk e ka bërë Kadria nuk është edhe ndonjë obligim moral që më e mbajt deri në fund”, tha ai.
I vetmi rrezik sipas Spahiut që mund t’i kanoset AAK-së e Nisma-s është se kanë shkuar me numër të madh të deputetëve në listë dhe kjo sipas tij rrezikon që deputetët e PDK-së të dalin në krye të listës ndërsa ata në fund të saj.
Spahiu ka përjashtuar çdo mundësi që Ramush Haradinajt t’i rrezikohet posti i kryeministrit për arsye se sipas tij Kadri Veslit i intereson vetëm të mbajë pushtetin.
“AAK dhe Nisma kanë me qenë të rrezikuara për fajin e tyre për faktin që kanë shkuar me numër të madh të deputetëve në listë dhe kjo rrezikon që deputetët e PDK-së me dalë në krye të listës dhe ata me metë fund të listës.
Por përkundër kësaj pavarësisht se sa deputet të Aleancës e të Nismës futën në parlament nuk është interes i liderit të PDK-së që të ndryshoj marrëveshjen sepse ai prej fillimit nuk ka qenë i interesuar për me qenë kryeministër, ai është i interesuar të mbajë pushtetin dhe nëse fiton ky koalicion besoj që Ramushi do të jetë patjetër kryeministër”, ka thënë ai raporton Gazeta Blic.
Ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 11 qershor./GazetaBlic.com/
Të tjera
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...