Lajme

Ky ishte urimi i Ibrahim Rugovës për Vitin e Ri 1995

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 01 January 2018

Adnan Merovci, ish-shefi i Protokollit në zyrën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka shkëputur nga arkiva e tij një video, me të cilën ky i fundit iu drejtohej qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në natën e ndërrimit të moteve mes 1994 – 1995.

Në këtë video, pak më të gjatë se 2 minuta, Rugova flet për atë që kishte arritur Lëvizja paqësore të cilës i printe ai në vitin 1994. Fliste edhe për një forcim të organizimit të qëndresës në të gjitha fushat, por nuk jep më shumë detaje se për çfarë qëndrese e kishte fjalën.

Për vitin e ardhshëm, atë 1995, Rugova premtonte më shumë punë e ishte i bindur se do të arrihej çështja e Kosovës do të shtohej gjithnjë e më shumë si problem që do zgjidhje të drejtë në bazë të vullnetit politik të popullit.

-Advertisement-

“Duhet të bëjmë çmos që të qëndrojmë, të rezistojmë të organizohemi më mirë, të ruajmë besimin te njëri – tjetri që është pasuria më e madhe, të ndërtojmë një pajtim të përditshëm ndërmjet veti edhe politik, edhe njerëzor, edhe kombëtar të të gjitha forcave politike shqiptare, dhe me siguri mund të them se edhe viti i ardhshëm do të na sjell gjëra më të mira për realizimin e çështjes e Kosovës, të kërkesave legjitime të këtij populli dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi”, kishte thënë Rugova.

Këtu mund ta shihni mesazhin e urimit të Rugovës për vitin 1995:

Vitin që po e lëmë pas ishte një vit i rëndësishëm për Kosovën dhe për shqiptarët. Ishte një vit i vazhdimit të okupimit të Kosovës por edhe një vit i forcimit të organizimit shqiptar në Kosovë dhe i gjithë i qytetarëve të saj, dhe po ashtu një vit i afirmimit të çështjes së Kosovës në planin ndërkombëtar. Mund të themi se gjatë këtij viti çështje e Kosovës shtrohet si temë dhe problem që do zgjidhje në të gjitha nivelet dhe institucuiiuopnet ndërkombëtare evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara. Mund të themi se ishte një vit i afirmimit të mëtejshëm dhe i qëndresës në të gjitha fushat në Kosovë. Po ashtu ishte një vit i afirmimit jo vetëm të Kosovës por të çështjes shqiptare në përgjithësi.

Për vitin e ardhshëm jo vetëm që shpresojmë, por edhe punojmë dhe jemi të bindur se çështja e Kosovës do të shtohet gjithnjë e më shumë si problem që do zgjidhje të drejtë në bazë të vullnetiti politik të popullit.

Duhet të bëjmë çmos që të qëndrojmë, të rezistojmë të organizohemi më mirë, të ruajmë besimin te njëri – tjetri që është pasuria më e madhe, të ndërtojmë një pajtim të përditshëm ndërmjet veti edhe politik, edhe njerëzor, edhe kombëtar të të gjitha forcave politike shqiptare, dhe me siguri mund të them se edhe viti i ardhshëm do të na sjell gjëra më të mira për realizimin e çështjes e Kosovës, të kërkesave legjitime të këtij populli dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.

Duhet të punojmë dhe do të jetë një vit që do t’i afrohemi më shumë integrimeve shqiptare, ballkanike dhe evropiane.

Gëzuar edhe njëherë, çdo të mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera