Ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, ja çfarë masakre kryen të dënuarit me varje
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 19 November 2021
Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë.
Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, e për ironi të fatit po në Fier vrasja e 8 vjeçarit dy ditë më parë, ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.
Kiço Nano, prokuror i masakrës së Libofshës që dha dënimin kapital për ekzekutimin e dy vëllezërve Çuko, që shuan një familje për grabitje, ka dhënë një intervistë ekskluzive për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi.
Ish prokurori shprehet se ngjarja e vitit ’92 ka qenë e rrallë në Evropë edhe në botë, që të zhdukësh tre breza në një vrasje, dy prindërit, djalin e tyre dhe nusen, së bashku me foshnjën 7 muajshe të çiftit.
Nano tregon për momentet e vështira që ka kaluar, ndërsa shton se kur çonte ndërmend skenën e vrasjes së foshnjës me levë pas koke, ajo që mendonte ishte se meritonin përtej ekzekutimit!
Autorët treguan vetë të gjithë ngjarjen ndërsa nuk u shfaqen aspak të penduar thotë Nano, teksa shton se 2-3 vite pasi ndodhi varja në litar e dy vëllezërve pati një rënie të këtyre ngjarjeve tragjike!
Vetëm dy ditë më parë, 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau barbarisht 8-vjeçarin Mateo Vasiu duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij disa orë pasi e kishte marrë peng. Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë dhe një revoltë të gjerë qytetare, ndërsa Nano nuk gjen dot fjalë e thotë se nëse do të ishte prokuror do të jepte dënimin maksimal për vrasësin!
Intervista e plotë:
Kiço Nano: Unë deri në korrik të ’92 kam qenë prokuror i rrethit të Fierit dhe në muajin prill ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, makabre, në Fier, që më ka ngel në mendje, u vranë u zhdukën tre breza. Ngjarje e rrallë në Evropë dhe në botë që të zhdukësh tre breza në një vrasje. Ikën djali me nusen, fëmija e vogël, Magdalena 7 muajsh dhe prindërit e djalit, tre breza.
Gazetari: Sa e lehtë apo e vështirë ishte dhënia e vendimit kapital për ju?
Kiço Nano: Më ka ngel në mendje, kur gjeta forcën, kur kujtoja dhe kaloja nëpër mend skenën e vrasjes së foshnjës 7 muajshe ajo më jepte të thoja jo kapital, por sikur të kishte super kapital ata e meritonin ekzekutimin. E vrau me levë, madje e kisha peshuar levën, ishte levë barominë 13 kilogramshe. E gjuajti në kokë, qau fëmija. Pasi u goditën të parët djali me nusen, u goditën ata me levë, duke dëgjuar zhurmë fëmija qau, se ishte ora 01:00 i natës, ata qëlluan edhe fëmijën me levë.
Gazetari: Autorët treguan të gjithë ngjarjen vetë? A ishin penduar?
Kiço Nano: Po, po të gjithë ngjarjen. Jo hiç fare, sikur s’kishte ndodhur asgjë, nuk ishin penduar.
Gazetari: Çfarë ndodhi pas vendimit, kur u vendos të vareshin në mes të Fierit?
Kiço Nano: Ajo çështje u hetua në kohë rekord dhe u gjykua në kohë rekord, pasi mori dënimin nga shkalla e para e Fierit, gjykata e lartë e la në fuqi vendimin, ish presidenti Berisha e miratoi dënimin me varjen në litar dhe u ekzekutuan më 25 qershor të ’92. Nga prilli në qershor, mendoj se edhe sot duhet të rishikohen hetimet, sidomos shpejtësia në hetime ka të bëjë shumë në parandalimin e krimeve të tjera.
Gazetari: Pas asaj periudhe pati krime të kësaj natyre?
Kiço Nano: Pati nja 2-3 vjet, edhe në Fier edhe më gjerë sikur ra, pati një rënie, u ndje ekzekutimi i tyre.
Gazetari: Mendoni se duhet të vendoset sërish një dënim i tillë?
Kiço Nano: Lufta më e madhe duhet të ishte bërë në kohën kur u hoq, të mos hiqej, tani që është hequr është vështirë të rivihet përsëri.
Gazetari: Pas 29 vitesh ndodhi sërish një ngjarje e tillë edhe po në Fier, çfarë mendoni për këtë ngjarje?
Kiço Nano: Ajo është makabre, s’ke çfarë thua, është tepër e rëndë, s’ke çfarë emri ti vësh, nuk ka shpjegim dhe fjalë, nëse do isha prokuror do jepja dënimin maksimal që ka ligji! Dënimi sot kush është, burgimi i përjetshëm.
Pas Fierit, Vlorës , familjarët e Mateos kanë shkuar edhe në Lushnje për të mbledhur firma për peticionin që synon dënimin kapital për Klodian Çalamanin. Përmes këtij peticioni familjarët synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...