Ky futbollist kosovar e ka mahnitur Lorik Canën
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 08 September 2018
Ish-kapiteni ynë kuqezi, Lorik Cana, nuk mund të mungonte në ndeshjen e parë të kombëtares për Ligën e Kombeve.
Fitorja 1-0 ndaj Izraelit i ka lënë një shije të mirë, ndërkohë që nuk heziton të thotë se janë ende shumë gjëra për t’u rregulluar. Lartëson dëshirën e madhe të të gjithë lojtarëve kuqezinj, që ishin në fushë, por kryesisht veçon paraqitjen mbresëlënëse të debutuesit Egzon Binaku në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ja analiza e plotë e ish-kapitenit: “Me rëndësi është që kemi fituar dhe kemi mundësi të punojmë me një klimë të mirë në vijim. Sigurisht, ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen, nëse duam të marrim rezultate të mira. Fundja, fitorja na lë shije mjaft të mirë, sepse mundëm një kundërshtar, i cili nuk është aspak i lehtë.
Kjo na jep mundësi të punojmë me qetësi dhe ta përgatisim si duhet ndeshjen e pas tri ditëve në Skoci. Fati më së shumti ndihmon atë që e kërkon, por duhet t’i rregullojmë disa gjëra, që të mos mbetemi në dorë të rastësisë. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Janë gabime të përmirësueshme.
Në fakt, mbrojtësin e krahut të majtë, Binakun, nuk e kisha parë asnjëherë “live” dhe më bëri një përshtypje jashtëzakonisht të mirë. Thomas zhvilloi një ndeshje shumë cilësore, me nivel dhe në momentet kyçe u tregua gati. Veseli, pavarësisht vështirësive të fillimit, e mori shumë mirë veten dhe shpëtoi nja dy-tri raste decizive.
Edhe lojtarët e tjerë luajtën me shumë dëshirë, më shumë moral, edhe pse jo në formën më të mirë të mundshme fizike. E përsëris, kjo fitore do të na ndihmojë të çlodhemi edhe psikologjikisht. Të ardhme sigurisht që ka për kombëtaren. Gjithmonë do të ketë lojtarë të rinj, do t’iu jepen mundësitë e përfaqësimit të fanellës kuqezi.
Tashmë edhe Kosova ka projektin e vet dhe do të jetë e suksesshme. Pra, do të punojmë në dy fronte dhe prurje do të kemi më pak. Ky brez lojtarësh nuk ka dhënë akoma më të mirën e vet, ndaj mund të vazhdojë akoma, edhe për disa vite. Kosovën e ndoqa pjesën e parë, pastaj m’u desh të vij këtu. Do të shkoj ta ndjek “live” të hënën, në Prishtinë”.
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...