Sport

Ky futbollist i Kosovës debutoi sonte në ndeshjen ndaj Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 09 October 2021

Kombëtarja e Kosovës dëshpëroi sonte me lojën e saj, duke pësuar humbje në udhëtim te Suedia me rezultat 3-0, në sfidën e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Friends Arena’ në Stokholm, golat për suedezët i realizuan Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Në këtë takim te Kosova debutoi për herë të parë sulmuesi i skuadrës, Hammarby IF, Astrit Selmani.

-Advertisement-

Ai hyri në lojë në minutën e 70’ të ndeshjes, duke e zëvendësuar Zymer Bytyqin për ta bërë paraqitjen e parë me fanellën e kombëtares së Kosovës.

Ndeshjen e radhës ‘Dardanët’ e luajnë të martën ndaj Gjeorgjisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera