Lajme

Ky është zyrtari që do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Policisë në vend të Mehmetit

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 30 August 2022

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të një 11 vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona, raporton Express.

Mehmeti ia ka ofruar dorëheqjen ministrit Svecla, derisa Kurti e ka liruar nga detyra.

Në vend të Mehemtit, pozitën e drejtorit do ta ushtrojë Fehmi Hoti. Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Sveçla në njoftimin për dorëheqjen e Mehmetit.

-Advertisement-

“Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera