Sport

Ky është vendimi i komisonit të garave për ndeshjen, Fushë Kosova – Dukagjini

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 30 March 2018

Ky është vendimi i komisonit të garave për ndeshjen e javës së kaluar të Ligës së Parë, Fushë Kosova – Dukagjini, shkruan infokusi.

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 22-të të Liges se Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Liges se Pare së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Fushë Kosova” Nasuf Berisha me nr lic 23 dhe nr ID 004350M92 (motivi – kacafytje me lojtarin kundershtare ne ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Dukagjini e zhvilluar në Fushë Kosovë me datë 28.03.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Fushë Kosova” Arben Jakupi (motivi – fyerje sharje ndaj referit kryesore D.Çaka në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Dukagjini, e zhvilluar në Fushë Kosovë, me datë 28.03.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit te Kf “Dukagjini: Arbnor Gashi me nr lic 22 dhe nr ID 002357M97 (motive- kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Dukagjini, e zhvilluar në Fushë Kosovë, me datë 28.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt. 30.03.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera