Sport

Ky është vendimi i Marcelos pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 29 May 2022

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, të shtunën luajti ndeshjen e tij të fundit me skuadrën Merengue, pasi fitoi titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit në Stade de France.

Mbrojtësi brazilian largohet nga Casa Blanca si lojtari me më shumë tituj në historinë(25).

“Është një moment shumë i bukur. Kur je kapiten i parë, ëndërron të ngrisësh kupën dhe unë jam bërë i vetmi brazilian që ngriti një Champions League si kapiten i Real Madridit,” tha ai.

-Advertisement-

Megjithatë, lajmi nuk është fundi i karrierës së brazilianit, i cili në moshën 34-vjeçare do të kërkojë të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Pavarësisht se ishte një anëtar historik i ekipit, Marcelo ruajti përulësinë e tij, duke shpjeguar se ai ndihet si një tjetër anëtar i ekipit.

“Emocioni është brutal, ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin . Por jam shumë i lumtur. Nuk është ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj tifozëve dhe netët magjike që kam përjetuar në Bernabeu”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera