Lajme

Ky është vendimi i komunës së Prishtinës për liqenin e Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 28 January 2020

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit  të martën është votuar me 26 vota për mbrojtjen e liqenit.

Aty është rekomanduar që Liqeni i Badovcit të futet tek Zona e Peisazhit të Mbrojtur dhe të anulohen Kushtet Ndërtimore për palën e përfshirë.

  1. Kuvendi Komunal merr vendim që të pezulloj Planin Zhvillimor Komunal për zonën 1 dhe 2 për mbrojtjen rreth liqenit të Badocit deri në nxerrjen e dokumenteve të reja të planifikimit për këtë zone, siç janë PZHK, Harta Zonale, Plani i hollësishëm regullues.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se ky votim u bë deri në nxjerrjen e dokumenteve të tjera të planifikimit.

-Advertisement-

“Pas nje diskutimi gjithëpërfshirës, në fund të seancës asambleistët kanë votuar vendimin për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal për zonën një, dy dhe tre deri në nxjerrjen e dokumenteve tjera të planifikimit, dhe miratuan edhe dy rekomandime, për anulim të kushteve të ndërtimit dhe për nisjen e procedurave që pjesë të Liqenit të bëhen pjesë e peisazhit të mbrojtur të Gërmisë. Edhe pse u konstatua se nuk ka bazë ligjore për këto vendime, asambleistet kanë votuar pro miratimit të tyre në këtë mbledhje të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera