Lajme

Ky është vendimi i Gjykatës Themelore për Vali Corleonen

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 23 March 2022

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Vali Corleone, shkruan Gazeta Infokus.

Në një komunikatë për media gjykata ka njoftuar se këtë masë ai duhet ta mbajë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit në këtë Institut.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe të ankthit ka përdorur dhunë psiqike ndaj babait të tij, në atë mënyrë që tek i njëjti përmes sjelljeve dhe fjalëve të tij nxit frikë, duke e kanosur me fjalë të ndryshme dhe të njëjtin duke tentuar të largoj nga shtëpia, ashtu që hynë në dhomën e prindërve ku kanë qenë duke fjetur dhe me ton të lartë dhe duke i bërtitur i kanos “i ki 24 orë me ma liru shpijën se dijë çka të gjen”, kështu i dëmtuari detyrohet të largohet nga shtëpi”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera