Ky është ukrainasi që qëndron prapa fjalimeve të fuqishme të presidentit Zelensky

Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 18 April 2022
Në kohë të vështira dhe nën sulmet e vazhdueshme mbi Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelensky ka arritur të përçojë mesazhe në mbarë botën.
Madje ai pothuajse çdo ditë mban fjalime nëpër parlamente të vendeve të ndryshme të botës, ku me këto fjalime ka bërë për vete shumicën e liderëve perëndimorë – nga të cilët kërkon ndihmë për dëbimin e ushtrisë ruse nga Ukraina që filloi agresionin më 24 shkurt.
E tani është mësuar se kush qëndron prapa këtyre fjalimeve të tij të fuqishme, që sjellin mesazhe të forta. Bëhet fjalë për ukrainasin 38-vjeç Dmitro Litvin, analist politik dhe ish-gazetar i cili me sa duket është i vendosur ta ruaj privatësinë.
Para se të mësohej se kush është autori i fjalimeve që janë bërë të famshme dhe janë ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën përmes rrjeteve sociale, Litvin kishte vetëm 200 ndjekës në Twitter, kurse sot kjo shifër nga çasti në çast po rritet.
“Mendoj se keni dëgjuar atë që kam shkruar”, thuhet në profilin e tij i cili nga fillimi i luftës shpërndau informacione për situatën në terren.
Edhe pse Dmitro është autori i fjalimeve të njeriut që po e përcjell e tërë bota, atij nuk i pëlqen shumë të flet për këtë temë, por për The Guardian ka theksuar se ai është aty për të “shkurtuar” fjalët e Zelensky, për të cilin thotë se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë.
“Presidenti e di gjithmonë se çka dëshiron të thotë dhe si dëshiron ta thotë. Emocionet janë gjëja më e rëndësishme, e presidenti është autor i emocioneve dhe logjikës”, shpjegoi Dmitro.
Litvin është pjesë e ekipit të brendshëm të presidentit dhe një prej njerëzve të rrethit më të ngushtë – e nga dita e parë e pushtimit punon shumë nga Bankova – versioni ukrainas i Shtëpisë së Bardhë.
Një prej këshilltarëve të Zelensky, gazetari Sergij Leshchenko e ka përshkruar Dmitrin, si “njeriu që çdo ditë mbledhë idetë e presidentit Zelensky”.
Ai është pothuajse i panjohur në opinion, ndërsa me aftësitë e tij është njoftuar e tërë bota që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe vazhdimin e kanë konsideruar fjalimin si armën më të fortë të Zelenskyt.
Dmitro dhe Zelensky e dinë mirë se çfarë janë duke bërë, pasi gjykuar nga të dhënat e anketës që e sjellë The Guardian, 95 për qind e ukrainasve besojnë se mund t’i bëjnë ballë agresionit rus, derisa 78 për qind konsiderojnë po ecë në drejtimin e duhur. Litvin madje pretendon se presidenti i Ukrainës mund të shërbej si shembull për një sërë liderësh botërorë. /Telegrafi/

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...