Ky është shteti që ka regjistruar vetëm një viktimë nga COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 23 February 2021
Derisa shumë shtete po regjistrojnë qindra mijëra viktima nga COVID-19, Butani aktualisht është i vetmi vend në botë ku vetëm një person ka vdekur nga koronavirusi.
Kjo është shumë e habitshme duke qenë se është një nga vendet më të varfra në botë.
Pas shpërthimit të pandemisë, Butani dukej i papërgatitur për të. Sidoqoftë, është provuar të jetë shumë i suksesshëm në luftimin e përhapjes së virusit.
Ky vend me më shumë se 760 mijë banorë ka arritur ta bëjë këtë pavarësisht se ka një numër të vogël të punëtorëve shëndetësorë. Ata kanë vetëm 318 mjekë, tre mijë punonjës të tjerë shëndetësorë dhe një pajisje PCR, raporton CNN.
Vdekja e parë e shkaktuar nga virusi u regjistrua në janar të këtij viti. Viktima është një burrë 44-vjeçar, i cili më parë kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.
Edhe para kësaj pandemie, Butani ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të qenë më i përgatitur nëse shfaqet një virus.
Pra, në nëntor të 2019, ata kryen një simulim të evakuimit nga aeroplani në të cilin udhëtarët dyshohej sikur ishin infektuar me koronavirus.
Sipas të dhënave të Universitetit Amerikan “Johns Hopkins”, 866 persona të infektuar janë regjistruar në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë.
Të tjera
-
Një person djeg shtyllën elektrike e tensionit të lartë
Një person ka ndezur një zjarr në Ferizaj, me ç’rast është djegur një shtyllë...
-
KLMDNJ: Politikanët kosovarë nuk duhet të presin në takim Lajçakun derisa të kërkoj falje për hartën
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar rret...
-
Vdes avokati i njohur kosovar
Ka vdekur njëri nga avokatët më të njohur në regjionin e Mitrovicës, Zeqir Ma...
-
Mesazhet e koduara që po dërgohen nga LDK-ja
Me datë 14 mars, delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do ...
-
Për dy muaj janë arrestuar 12 policë dhe janë suspenduar 23 të tjerë
Gjatë vitit 2021 janë arrestuar 12 punonjës policorë dhe 23 prej tyre janë su...
-
Pejani që thoshte se merr vetura, ia vjedh veturën edhe kryetarit të Komunës
Valon Loxha nga Peja, i cili u bë i njohur pas një kronike ku tregonte se i m...
-
Grabitet me armë pompa e derivateve në Pejë
Dy persona kanë raportuar në polici se në një pompë të derivateve derisa ishi...
-
Policia ndalon qytetarin me mulli të drogës
Policia e Kosovës ka ndaluar një person për shkak se gjatë kontrollimit k i k...
-
Përleshje mes dy familjeve në Istog, Policia ndërhyn me sprej
Një përleshje mes dy familjeve të cilat ishin në konflikt ka ndodhur gjatë të...
-
Ku ishin fshehur 8 kilogramë substanca narkotike që u kapën në Vërmicë?
Njësitë e Doganës dje pasdite në pike kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritu...
-
Detaje nga policia për sulmin kibernetik në Ministrinë e Financave
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në orën 12:20 nga një institucion ...
-
Gjendet i vrarë një person në Istog, zbulohet identiteti i viktimës
Në varrezat e fshatit Studenicë, mbrëmë në orët e vona të natës është gjetur ...