Lajme

Ky është rektori i ri i UP-së, që nuk e fsheh përkrahjen për Albin Kurtin e Donika Gërvallen

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 07 August 2024

Me 6 vota pro, Arben Hajrullahu sot u zgjodh rektor i ri i Universitetit të Prishtinës duke lënë në vendin e dytë me katër vota kundërkandidatin Isak Shabanin.

Hajrullahu në bazë të faqes së Universitetit të Prishtinës, është profesor dhe ligjëron në drejtimin Shkenca Politike në Bachelor dhe në Master. Ai ligjëron në ‘UP’ që nga viti 2001.

Rektori i ri i UP-së është magjistër dhe doktor i shkencës politike.

-Advertisement-

Në rrjetet sociale konkretisht në rrjetin “X” Hajrullahu nuk heziton të japë mbështetjen e tij për partinë në pushtet, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallen por edhe për presidenten Vjosa Osmani.

Rektori i ri i UP-së shfaq përkrahjen e tij duke i ripublikuar në profilin e tij disa prej statuseve të kryeministrit, presidentes dhe ministres së Punëve të Jashtme.

Arben Hajrullahu sipas faqes së UP-së, studimet në master dhe doktoraturë i ka përfunduar në Vjenë./Gazeta Infokus/

Ky është profili i tij në Twitter: LINK

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera