Sport

Ky është rekordi që e mban vetëm Fernando Torres

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 09 April 2018
Fernando Torres sot ka dhënë lajmin e dhimbshëm se në fund të sezonit do të largohet nga Atletico Madrid.
Sulmuesi spanjoll, me shumë emocione ka konfirmuar se ky është edicioni i fundit te Atletico Madrid si lojtar, te skuadra e tij e ëndrrës.

“Mbërrita këtu në moshën 10 vjeçare dhe realizova ëndrrën time. E kam shijuar të gjithën. Po iu lajmëroj se ky do të jetë sezoni im i fundit këtu”, ka thënë ‘El Nino’.

LEXO EDHE: Rashica thyen rekord për çaja, “70-të veç mas buke” (Foto)

Kjo deklaratë ka bërë që ‘AS’ ti përgatis një përmbledhje për Torresin, të cilin i referohet si ‘Mbreti i finaleve’.

-Advertisement-

Torres kishte shënuar golin e fitores në Euro 2008 ku Spanja mposhti 1:0 Gjermaninë, ai po ashtu ishte pjesë e aksionit të golit të vetëm të finales së botërorit të vitit 2010, ku Spanja mundi Holandën, ka fituar Ligën e Kampionëve dhe të Evropës me Chelsea, e po ashtu ka luajtur edhe në finalen e Euro 2012 ndaj Italisë.

Vlen të ceket se Torres është lojtari i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera