Lajme

Ky është reagimi i Shqipërisë pasi ushtria ruse ia dogji konsullatën e nderit në Kharkiv të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 07 March 2022

Gjatë ditës së hënë ushtria ruse kanë djegur konsullatën e nderit të Shqipërisë në Kharkiv të Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Lidhur më këtë ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

Kjo ministri e ka dënuar ashpër djegien e konsullatës së nderit në Kharkiv.

-Advertisement-

“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në postim në Twitter.

Ndryshe, agresioni rus nuk po ndalet së bombarduari qytetet kryesore të Ukrainës tash e 12 ditë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera