Lajme

Ky është reagimi i Hovenierit për Manastirin e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 13 March 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas deklaratës së Kurtit që Agjencioni Kadastral i Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit ka thënë se e vlerëson këtë vendim.

Hovenier ka thënë se e demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“E vlerësoj vendimin për të çuar përpara regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit- duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të  ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera