Një djalë i ka propozuar për martesë të dashurës së tij infermiere duke fshehur unazën brenda një plage që kishte në bark.
Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ku djali kishte bindur një kirurg që të fshihte unazën brenda trupit të tij. Ai kishte menduar që t’i kërkonte të dashurës që t’i ndyshonte fashën.
Kur infermierja hoqi fashën vuri re diçka që ndriçonte brenda në plagë dhe mori një palë pinceta për ta hequr.
Emocionet ishin të mëdha për të, në momentin që e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë dhe pranoi menjëherë propozimin e çuditshëm të të dashurit të saj.
Ngjarja është filmuar me celular nga një mik i tyre dhe video-ja po bën xhiron e botës: