Lajme

Ky është pronari i argjendarisë që u arrestua sot, dyshohet se bleu arin e vjedhur në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 30 November 2023

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë për arrestimin e grupit kriminal të cilët dyshohet të kenë organizuar dhe kryer grabitjen në argjendarinë “Diakos” në Suharekë javën e kaluar.

Në këtë aksion të policisë janë arrestuar shtatë persona, ndër ta edhe pronari i një argjendarie në Prishtinë, i identifikuar si Trim Baraku, merr vesh Paparaci.com.

Baraku dyshohet të jetë personi që ka blerë arin e vjedhur nga grabitësit në argjendarinë në Suharekë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, në këtë aksion policia e Kosovës ka hasur në rezistencë të armatosur derisa ishte duke arrestuar të dyshuarit.

Dukagjin Gashi raportohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë me ç’rast ka plagosur një zyrtar policor.

Në kundërpërgjigje ndaj rrezikut për jetë, policia ka shtënë në drejtim të të dyshuarit dhe i njëjti ka vdekur nga arma e zjarrit.

Gjithashtu, në arrati ndodhet edhe Korab Gashi, vëllai i tashmë të ndjerit, Dukagjin Gashi. Policia e Kosovës po punon në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që tronditi Kosovën javën e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera