Lajme

Ky është plani i Rusisë për botën sipas Shërbimit Sekret të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 14 March 2022

Departmenti i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase ka alarmuar se forcat ruse kanë nisur luftë sistematike në dëmtimin e makinerisë bujqësore në Ukrainë.Me këto veprime, thonë autoritetet ukrainase, Rusia planifikon ta lë pa bukë Ukrainën, dhe jo vetëm atë.Institucionet e sigurisë së Ukrainës kanë dalë me një njoftim, ku flasin për planin rus, që të dëmtohet agrikultura e shtetit të tyre.

“Okupuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë agrikulturore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e Mbrojtjes ukrainase.

Sipas njoftimit, veprimet e tanishme të forcave ruse mbi bujqësinë ukrainase, kanë për qëllim dëmtimin dhe rrezikimin e të mbjellave të periudhës së pranverës.Kjo, thonë autoritetet ukrainase, po bëhet me qëllim që të shkaktohet krizë humanitare, në rajone të ndryshme të Ukrainës.

-Advertisement-

Mirëpo, këto përpjekje të Rusisë, sipas Inteligjencës ukrainase, nuk kanë për qëllim dëmtimin vetëm të shtetit të tyre.“Shteti ynë është një nga furnizuesit kryesorë nga shumë fusha të agrikulturës në tregun e Evropës dhe të Kinës”, thuhet në njoftimin, të cilin e ka shpërndarë Mbrojtja e Ukrainës.“Okupuesit po vazhdojnë praktikën për të sulmuar civilët. Kjo është shkelje flagrante e parimeve themelore të ligjeve ndërkombëtare”, u theksua më tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera