Lajme

Ky është plani i Kurtit për sigurinë

Autori: Halil Berisha 15:18 | 04 February 2020

Albin Kurti këtë të hënë e ka nisur punën e re, si kryeministër i Republikës së Kosovës.

E një ditë më parë, të dielën e 3 shkurtit u votua qeveria e tij me LDK-në në Kuvendin e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Kjo erdhi pas marrëveshjes që bën këto dy parti për të qeverisur bashkë, derisa Gazeta inFokus ka siguruar edhe dokumentet e kësaj marrëveshjeje.

-Advertisement-

Këtu, në pika të shkurtëra përmendet edhe programi që këto parti synojnë ta realizojnë për katër vitet e mandatit të tyre, shkruan gazeta inFokus.

E një nga prioritetet kryesore thuhet të jetë rendi, siguria e mbizotërimi i ligjit.

Por, si planifikojnë ta realizojnë këtë synim?

Shkurtimisht kjo është e shkruar në gjithsej 8 pika krysore.

  1. Në aspektin e sigurisë së jashtme do të bëhen përgatitjet për avancimin e FSK-së, drejtë ushtrisë në kohë optimale dhe përgatitjet për anëtarësimin në NATO.
  2. Në aspektin e sigurisë së brendshme, përmes fuqizimit të Policisë së Kosovës e rritjes së buxhetit dhe kapaciteteve njerëzore e investimeve kapitale do të përmirësohet rrënjësisht siguria publike. Ndërsa, do të punohet edhe në rritjen e kapacitetit të shërbimit të emergjencave civile.
  3. Do të bëhet Vetingu në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, Dogana e Njësinë e Inteligjencës Financiare.
  4. Do të krijohet “FBI Kosovare” e quajtur si “Zyra Shtetërore e Hetimit”. Së pari do të rishikohet funksionimi i të gjitha task forcave e pas këtij procesi do të shqyrtohet krijimi i kësaj zyreje.
  5. Do të bëhet “Sigurimi i jetës së policëve” përmes ligjit për Policinë do të garantohet siguria e shëndeti i tyre.
  6. Shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm, përgatitjet për të cilin d otë bëhen në përputhje me praktikat e standardet më të mira të vendeve të NATO-s.
  7. Do të miratohet Ligji për kontrollin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
  8. Do të miratohet ligji për “Krimet e Luftes” gjenocidin e krimet kundër njerëzimit dhe agresioni dhe do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera