Sport

Ky është plani i Fury për ta mposhtur Wilderin

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 25 November 2018

Tyson Fury e ka “emëruar” Deontay Wilder si “goditësin më të fortë në histori”, por britaniku beson se ai ka një plan për ta mposhtur amerikanin.

Dyshja do të duelojnë më 1 dhjetor në Los Angeles, në “Staples Center”, me Furyn që synon të bëhet kampion i peshave super të rënda për herë të dytë.

“Gypsy King” i është marrë rrypi i WBC pasi e kishte fituar ndaj Klitschkos në 2015, mirëpo ai ka punuar fort të rikthehet në ring dhe tash do të garojë ta rimarrë atë.

-Advertisement-

“Është sfida më e madhe në karrierën time. Nëse bëj vetëm një gabim, do të marr fund” ka thënë britaniku për “The Sunday Telegraph”.

“Mund të marr fund pasi që ai është goditësi më i madh në histori. Definitivisht njëri nga më të mirët” ka thënë Fury në vazhdim.

“Nuk më kujtohet dikush tjetër që ka 39 nokaute nga 40 fitore. Stili i tij është i pazakontë, por unë kam një plan për të” ka thënë ai.

“Shoh diçka tek Wilder. Por, këtë nuk do ta zbuloj deri në natën e duelit. Ka një të “çarë” tek ai” ka përfunduar britaniku.

Shpejtësia dhe lëvizshmëria e Fury pritet të jenë problemi kryesorë për Deontay Wilder. Gjithashtu duhet merret në konsideratë edhe gjatësia e Tyson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera