Ky është plani i Albin Kurtit për veriun dhe kthimin e shqiptarëve atje (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 20 March 2020
Qeveria e Kosovës po planifikon një investim strategjik në veri të Kosovës. 20 vjet pas përfundimit të luftës, ekzekutivi i vendit ka vendosur që t’ua ndërtoi shtëpitë mbi 1 mijë e 500 familjeve, të cilat u dëbuan me dhunë nga nga pjesa veriore e vendit në shkurt të vitit 2000.
Një pjesë e këtyre shtëpive të djegura e shkatërruara do të ndërtohen nga fillimi, e një pjesë tjetër do të rindërtohen varësisht nga gjendja teknike në të cilën janë, shkruan gazeta inFokus.
Kështu, gazeta inFokus ka gjetur se parashihet në buxhetin e Kosovës për vitin 2020, të miratuar javën që shkoi në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë dokument Qeveria ka ndarë 1 milionë euro për “ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të djegura në pjesën veriore të Kosovës” përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit ndërsa 500 mijë euro tjera po për këtë qëllim përmes Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan gazeta inFokus.
Ky duket të jetë plani i institucioneve të vendit për normalizimin e marrëdhënieve mes komuniteteve dhe ktimin e shqiptarëve të dëbuar nga komunat veriore të Kosovës.
Këtë e pati premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një akademi përkujtimore në Mitrovicë, në shkurt të këtij viti duke përkujtuar kohën kur me ç’rast grupe të armatosura serbe kishin vrarë 10 shqiptarë, plagosur 25, ndërsa dëbuar me dhunë nga pronat e tyre rreth 12 mijë shqiptarë të tjerë, shkruan gazeta inFokus.
“Ne si shtet i Kosovës dhe institucione të Republikës ju kemi shumë borxh këtyre familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit, dhe njëkohësisht janë dëshmi e gjallë se plagët tona mbeten të hapura. Ne duhet të qëndrojmë e do të qëndrojmë pranë këtyre familjarëve të cilët sot kanë dhembje e pikëllim sepse i kujtojnë me shumë mall më të dashurit e tyre”, pati thënë Kurti.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ishte ai që kërkoi fond të veqant për ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore të Kosovës duke u shprehur i bindur se shqiptarët do të kthehen në atë pjesë të qytetit në numër më të madh se sa kanë qenë më herët, shkruan gazeta inFokus.
“Unë e di se tani jemi në normalizim të gjendjes dhe shqiptarët do të kthehen në pjesën e veriut në numër më shumë se sa kanë qenë. Kam para jush këtu një kërkesë të veçantë për kryeministrin që të ndajë një fond për ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore dhe të kthehen shqiptarët ku kanë jetuar me shekuj. Ky është plotësimi i dëshirave të atyre që kanë vdekur”, pati thënë Bahtiri.
Ky veprim i Qeverisë së Kosovës duket se vjenë si kundërpërgjigje ndaj projekteve të Qeverisë së Serbisë, e cila në vitin 2016 ka vënë gur themelin për ndërtimin e lagjes me rreth 300 shtëpi në Veri të Mitrovicës i financuar nga buxheti I qeverisë së Serbisë.
Megjithëse në atë kohë dy liderët opozitar të AAK-së dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kërkuan që të merren masa dhe të pengohen ngjarjet e tilla në Kosovë, ky project nuk u ndërpre./gazeta inFokus/
Të tjera
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...