Lajme

Ky është personi që u vra me thikë pas sherrit në Sarandë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 26 July 2017

Personi që shikoni në fotografi, është i riu që humbi jetën pas një sherri me thika në Borsh të Sarandës.

31-vjeçari Premtim Bega, banor i Borshit, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra prej goditjeve me thikë, pas një sherri mes një grupi të rinjsh.

Gjithçka ndodhi rreth orës 02.00 të natës, ende pa zbardhur e mërkura në rrethana ende të paqarta.

-Advertisement-

Paraprakisht bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë rreth shtatë persona, ku si pasojë e goditjeve me thikë ka gjetur vdekjen 31-vjeçari Bega.

Edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që pritet reagimi zyrtar i policisë mbi sherrin e përgjakshëm që përfundoi me një të vdekur. /a.y/noa.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera