Lajme

Ky është personi nga Klina i cili u gjet pa shenja jete në lum

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 22 May 2022

Gjatë ditës u raportua se një person kishte rënë në lumin Drini i Bardhë në fshatin Daiq të komunës së Klinës.

Për Insajderin rasti ishte konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Ekipi i policisë bashkë me zjarrëfikësit dhe FSK-në, kishin dalë në vendin e ngjarjes për ta nxjerrë nga lumi Vesel Kryeziu nga Mleqani me vendbanim në Klinë, që u gjet sot pa shenja jete.

-Advertisement-

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Insajderin se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe trupi i të ndjerit është dërguar për oduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera