Lajme

Ky është personi i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 09 March 2018

Pas vrasjes së dy vëllezërve sot në Plloqicë të Malishevës, është arrestuar një person.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Agron Matjani.

Matjani tha se i arrestuari Blerim Maloku është po nga fshati Plloqicë.

-Advertisement-

“Policia ka arrestuar Blerim Maloku nga po i njëjti fshat me dy viktimat e rastit”, tha prokurori Matjani.

Ndërsa i pyetur për motivet e rastit, ai tha se ende mbetën të pasqaruara, duke shtuar se policia po punon në ndriçimin sa më të shpejt të këtij rasti.

Ndërkohë është raportuar  se i arrestuari është kushëri i dy viktimave Bahri Maloku dhe Shani Maloku, ky i fundit pjesëtar i FSK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera