Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 08 May 2023

Mot jostabil gjatë kësaj jave, më freskët, kryesisht me vranësira e të reshura shiu kohëpaskohe, parashikon “Prishtina Weather”.

Vranët e me shi paraqitet moti edhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

-Advertisement-

Datat:

8.05 – Mbetet ngrohtë, me intervale me dhe diell dhe vransira të ndryshueshme gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë.

9.05 – Më freskët, kryesisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu.

10.05 – Freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

11.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu kohëpaskohe.

12.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten rrebeshe shiu.

Fillimisht era do të fryjë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e më pas ndryshon drejtimin në juglindje.

Shtypja atmosferike pas një rritje të lehtë, zbret më afër vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera