Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 08 July 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës me 24 shkurt e deri më 8 korrik ushtria ruse ka humbur rreth 36 mijë e 900 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rusët kanë humbur edhe 1637 tanke, 3811 automjete të blinduara, 828 sisteme artilerie, 247 MLRS, 107 sisteme luftarake kundërajrore, 217 avionë, 187 helikopterë dhe 2685 automjete
ushtarake e depozita karburanti.

Ky shtab ka njoftuar se forcat ruse ne këtë luftë kanë humbur edhe 5 varka ushtarake, 669 UAV taktike, 66 pajisje speciale ushtarake dhe 155 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kujtojë se sot janë bërë 135 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera