Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 03 May 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse kanë humbur 24 mijë e 200 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është njoftuar se rusët kanë humbur 1062 tanke, 2567 mjete të blinduara, 475 sisteme artilerie, 162 MLRS, 80 sisteme luftarake kundërajrore, 194 avionë, 155 helikopterë, 1843 automjete ushtarake dhe depozita karburanti.

Po ashtu nga ky shtab kanë njoftuar se forcat ruse në luftën kundër Ukrainës kanë humbur edhe 10 varka ushtarake, 291 UAV taktike, 38 pajisje speciale ushtarake dhe 84 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 69 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera