Lajme

Ky është numri i shkurorëzimeve brenda vitit 2021 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 13 July 2022

Fiks 2160 shkurorëzime janë regjistruar në vitin 2021 në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Paraqet rritje prej rreth 500 në krahasim me numrin e shkurorëzimeve të një viti më herët. E rritja bëhet edhe më e madhe në krahasim me vitin 2019, kur u regjistruan 815 shkurorëzime.

Në vitin 2020 janë regjistruar 1614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në Prizren me 189 raste. Pason Prishtina me 175 e Podujeva me 141 çifte të shkurorëzuara.

-Advertisement-

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve. Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë te femrat e moshës 25-29 vjeçare me 461 shkurorëzime, ose 21.3%; kurse tek meshkujt dominojnë te moshat 30-34 vjeç, me 489, ose 22.6%.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Shkurorëzimet në Kosovë për vitin 2021, sipas të dhënave administrative, vetëm për disa indikatorë kryesorë statistikorë.
Burimi i të dhënave është Agjencioni i Regjistrit Civil i Kosovës (ARC). Të dhënat statistikore do të publikohen sipas parimit të vendbanimit të përhershëm/zakonshëm të të martuarve, gjegjësisht
vendbanimit (komunës) të fundit të përbashkët.Në vitin 2021 janë regjistruar 2 160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj. Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve. Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë te femrat e moshës 25-29 vjeçare me 461 shkurorëzime, ose 21.3%; kurse tek meshkujt dominojnë te moshat 30-34 vjeç, me 489, ose 22.6%.”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera