Lajme

Ky është numri i pasagjerëve që kishte autobusi me udhëtar nga Kosova i aksidentuar në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 18 January 2022

Një autobus me udhëtarë nga Kosova mëngjesin e së martës është aksidentuar në qytetin e Kyustendilit në Bullgari, shkruan Gazeta inFokus.

Autobusi me pasagjerë kosovar u aksidentua me një kamion të ndaluar, i cili po transportonte dru.

Sipas mediumit bullgar ‘Struma’ autobusi kishte 29 pasagjerë, prej të cilëve 6 ishin fëmijë.

-Advertisement-

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Kurse nuk raportohet për të lënduar tjetër nga ky aksident./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera