Lajme

Ky është numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 23 March 2022

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë tetë pacientë të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportit të punës ditore, aktualisht janë tre pacientë me post-Covid.

Prej tyre në asistim të oksigjeno-terapisë janë 6 pacientë, ndërsa në mjekim intensiv janë 2 pacientë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Në trajtim 8 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 3 të negativizuar

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen  8 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3  të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2  pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera