Lajme

Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në Klinikën Emergjente

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 02 June 2022

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të mbetet klinika më e ngarkuar me pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Bazuar në raportin zyrtar, vetëm në 24-orët e fundit në këtë klinikë ndihmë mjekësore kanë marrë 230 pacientë, ku 22 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu kanë treguar se nga numri i përgjithshëm i rasteve 11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik.

“Janë kryer 2 operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera