Lajme

Ky është numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale e klinika

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 29 July 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 89 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të SHSKUK, në Klinikën Infektive aktualisht janë të shtruar 27 pacientë.

Ndërkaq, në mjekim intensiv qendror janë tre pacientë.

-Advertisement-

Kurse në Klinikën Neonatoligjisë janë duke u trajtuar dy foshnje.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë

Mjekimi Intensiv Qendror, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera