Ky është numri i bizneseve që i paguajnë tatime shtetit
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 01 December 2021
Prej 120 mijë bizneseve sa janë të regjistruara në ARBK, vetëm 40 mijë janë aktive, që do të thotë i kryejnë obligimet tatimore.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin “Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2020”, konstatohet se numri i ndërmarrjeve aktive gjatë vitit të kaluar është rritur për 5 mijë e 400 pasi që në vitin 2019 kjo shifër ka qenë 34 mijë e 615.
Sektori i cili për vite me radhë vazhdon të mbetet i pari për nga numri më i madh i ndërmarrjeve aktive është tregtia, e cila në vitin 2020 ka pasur 16 mijë e 614 ndërmarrje, pra që i bie 41.5 për qind.
Pas tregtisë, aktiviteteve të shërbimeve të tjera poashtu kanë më së shumti ndërmarrje. Ky sektor gjatë vitit 2020 ka pasur gjithsej 7 mijë e 840 ndërmarrje, qe i bie 19.6 për qind nga gjithsej ndërmarrjet e regjistruara aktive të vitit 2020.
Më pas vijnë ndërmarrjet e industrisë përpunuese (prodhimit) me 5 mijë e 357 ndërmarrje, ose 13.4 për qind, ndërkohë që ndërmarrjet e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim (hotelet, motelet, hostelet dhe bujtinat e tjera si dhe restorantet dhe objektet e ndryshme të gastronomisë), kanë qenë 3 mijë e 915, ose 9.8 për qind, ndërsa ato të ndërtimtarisë ishin 3 mijë e 177 ndërmarrje, ose 7.9 për qind, ndonëse aktivitetet e tjera kanë qenë me përqindje më të ulët të ndërmarrjeve.
Të tjera
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...