Lajme

Ky është mesazhi i ushtareve ukrainase për 8 Mars

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 08 March 2022

Mobilizimi i grave ukrainase për t’iu bashkuar luftës ka bërë bujë të madhe ditëve të fundit në media, shkruan Gazeta Infokus.

E ky guxim është bërë mesazh me rastin e Ditës së Gruas.

Në këtë ditë, Parlamenti i Ukrainës ka publikuar një video të ushtareve ukrainase që kjo festë nuk i gjeti duke festuar por duke luftuar për lirinë e vendit.

-Advertisement-

Përmes këtij videomesazhi ato thanë se do të luftojnë për ta mbrojtur vendin e tyre deri në fund.

“Do ta shkatërrojmë armikun në çdo centimetër të tokës ukrainase, në çdo qytet, çdo fshat, çdo pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua dhe të moshuar, për shtëpitë tona të shkatërruara. Do t’ju
qëllojmë juve sikur qenve të tërbuar”, thuhet në videomesazh.

Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e uroi edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se këtë ditë gratë ukrainase nuk mund ta festojnë në këtë situatë të pikëllimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera