Fun & Video

Ky është kuptimi i vërtetë i gjarprit në kryqin e barnatoreve ?

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 21 July 2017

Kur kërkon për barnatore gjëja e parë që të vjen ndërmend është ai kryqi i gjelbër që pulson dhe shkopi me simbolin e gjarprit. Gjithmonë na ka bërë përshtypje se përse pikërisht gjarpri është shndërruar në simbol të mjekësisë, kur të gjithë ne e dimë se kafshimi i tij është helmues dhe shpesh herë vdekjeprurës.

E megjithatë edhe ajo ka një histori më vete e cila sillet në tre variante.

Varianti i parë lidhet me teorinë “antihelmi i helmit është vetë helmi”. Nëse do merrnim një shembull: Kur pickohemi nga një akrep, të vjetrit na kanë thënë se ilaçi më i mirë është vetë helmi i tij. Ne duhet të marrim një akrep, ta fusim në një kavanoz me vaj ulliri. Ai duhet të qëndrojë disa ditë në këtë formë, dhe më pas me të duhet të lyejmë zonën ku na ka pickuar. Varianti i dytë lidhet me mitologjinë e lashtë. Sipas mitologjisë shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madhështor Hermes i cili ishte njeri me krah, ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve.

-Advertisement-

Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre, duhet ta kishin një shkop.

Më herët përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhet me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit i ka ndarë dy gjarpërinjë luftarak dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar. Një tjetër përshkrim gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte një gjysmëperëndi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjell njerëzit e vdekur përsëri në jetë; edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.

Te grekët gjarpërinjtë konsideroheshin si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim, transmeton kohajone.

Helmi i gjarpërinjve është menduar të jetë shërues dhe shihej si simbol i rilindjes dhe ripërtëritjes, prandaj edhe ka mbetur simboli i mjekësisë me një gjarpër rrotull një shkopi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera