Sport

Ky është kundërshtari i Kosovës për ndeshjen miqësore në mars

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 28 January 2021

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit mars do të luaj dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Me 28 mars ‘dardanët’ do të jenë nikoqir të Suedisë, kurse me 31 mars do të jenë mysafir të Spanjës.

Po para këtyre ndeshjeve zyrtare, Kosova do të luaj një ndeshje miqësore me Lituaninë.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi në facebook, duke njoftuar se miqësorja mes Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet me 24 mars, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Me poshtë gjeni njoftimin e FFK-së./Gazeta inFokus/

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

28 janar, 2020 – Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera