Sport

Ky është komenti i Morinës, pas barazimit me Flamurtarin

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 15 March 2018

Gjilani ka barazuar me Flamurtarin në takimin e fundit të javës së 23-të në Vala Superlign e Kosovës, shkruan infokusi.

Trajneri Arbnor Morina ishte i dëshpëruar me rezultatin, por jo edhe me lojën e futbollistëve të tij.

“Mungesat janë pjesë përbërëse e futbollit. Kishim mundësitë tona për të realizuar, djemve askush nuk mundet me gisht me ju bo, pasi që luftuan, luajtën, krijuan, por nuk realizuan”, deklaroi Morina për SuperSport.

-Advertisement-

“I humbëm dy pikë në momentin kur nuk e kemi pritur fare, megjithë ato raste të krijuara”.

Ai foli edhe për gjendjen e fushës.

“Fusha është prishur moti, na nuk jemi fajtor. Mirëpo fusha më shumë i shkon përshtati skuadrës që mbrohet. Ndoshta po të ishte akordu një penalti për neve do kishte qenë ndeshja ndryshe”.

“Qysh kemi filluar kampionatin do të vazhdojme deri në fund. Presidenti nuk ka kërkuar për të fituar kupën dhe kampionatin. Madje ai është i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë”, përfundoi Morina.

Gjilani të dielën do të luajë ndaj Besës në Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera