Sport

Ky është komenti i Bylbyl Sokolit pasi Kosova u mposhtë nga Suedia

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 09 October 2021

Kosova është mposhtur nga Suedia të shtunën mbrëma me rezultat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkuan Gazeta inFokus.

Pavarësisht se udhëtuan me optimizëm të madh drejt Stokholmit ‘Dardanët’ dëshpëruan me lojë, duke pësuar humbjen e katërt në gjashtë takimet e Grupit B.

Disfatën e Kosovës nga Suedia për Gazetën inFokus e ka komentuar trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

-Advertisement-

I njohuri ndryshe si ‘Proffa’ ka thënë se Kosova në takimin ndaj Suedisë nuk ka pasur qëllim, strategji, motiv dhe nuk ka funksionuar si grup.

‘’Rezultati me bindes se loja. Më lojën tonë nuk u pa cili është qëllimi, nuk pat strategji, nuk pati motiv, Kosova nuk funksionoj si grup. Në lojën kundër Suedisë u vërejtën shumë mangësi në udhëheqjen e ekipi tonë, i cili pa dyshim ka cilësi’’, deklaroi Bylbyl Sokoli për Gazetën inFokus.

Pas kësaj humbje Kosova renditët e katërta në Grupin B me 4 pikë, teksa ndeshjen e radhës e luan të martën ndaj Gjeorgjisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera