Lajme

Ky është koloneli i Policisë së Kosovës që po kërkohet nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 05 August 2024

Më 30 korrik, Serbia i ka dërguar kërkesë Interpolit një listë me ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët po kërkon arrestim.

Siç raporton Indeksonline, në mesin e tyre është edhe koloneli i Policisë së Kosovës Lumni Graishta, i cili është drejtor rajonal i Policisë në Gjakovë.

Kujtojmë se koloneli që i ri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i plagosur gjatë luftës në vitin 1998.

-Advertisement-

Ndryshe, në mediat maqedonase janë publikuar listat e ish-ushtarëve të UÇK-së që po i kërkon Serbia.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera