Lajme

Ky është kandidati i LDK-s për komunën e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 17 June 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar aplikimin e një strategjie për zgjedhjet komunale të vjeshtës së këtij viti.

Fillimisht hapi listën e zgjedhjeve qendrore për pjesëtarë të shoqërisë civile me qëllim që t’i testoj ata se sa janë të akceptueshëm nga elektorati si dhe që të adaptohen në parti, në mënyrë që mos të shihen si parashutistë në garën për kryetar eventual të komunave, shkruan portali Infokusi.com

Pasi Lumir Abdixhiku e kreu me sukses testin e parë, duket se është në rrugë të mbarë për të marrë barrën e rikthimit të bastionit të dikurshëm të LDK-së, pra pritet të jetë kandidat i kësaj partie për Prishtinën.

-Advertisement-

E prurja tjetër që me shumë sukses e kaloj testin e pranueshmëris nga elektorati i LDK -së është ish opinionisti i CLICK-ut Driton Selmanaj. Testi nga ai  është kaluar se jo mahi, duket të jetë i treti më i votuar në LDK.

Mos të numërojmë sa figura ikonike të LDK-së la prapa. I pikasur nga LDK për kandidat për kryetar të Prizrenit, duket se Selmanaj do ta ketë barrën e marrjes së “Jerusalemit të PDK-së”.

Duke parë popullaritetin dhe konsekuencën e tij, të treguar edhe para aderimit në LDK në njërën anë dhe paaftësinë e degës së LDK në Prizren, për të prodhuar një kandidat të fortë dhe unifikues, për shkak të  mungesës së kohezionit në këtë degë që nga koha kur udhëhiqej nga Eqrem Kryeziu, duket që kandidatura e Driton Selmanajt është e garantuar dhe do të shihet si shpëtim edhe nga vet dega e Prizrenit pas debaklit që përjetoi në zgjedhjet e fundit. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera