Ky është i burgosuri që u arratis nga Reparti i Hematologjisë
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 07 August 2024
Lorik Xhemshiti është i burgosuri që u arratis nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, ai ka ikur sot rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK.
I njëjti ishte arrestuar më 19 korrik të këtij viti në një aksion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kundër fajdeve. Bashkë me të ishin arrestuar edhe nëna e vëllai i tij.
“Te pandehurit, më parë e në vazhdimësi deri më datën 11.7.2024 pa ndërprerë edhe tani, në Prishtinë, në bashkëkryerje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B. L., kontraktojnë një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër e cila rezulton me humbje financiare mbi 100,000.00€”, thuhej në dosjen e Prokurorisë, të cilën e kishin publikuar mediat.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, tashmë e ka konfirmuar se janë pezulluar nga puna dy zyrtarë.
“Pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njejti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftimin e SHKK.
Arratiset edhe një i burgosur, pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues
Të tjera
-
Policia apelon për kujdes shoferët, shkak mjegulla
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjetev...
-
Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur një ...
-
Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakons...
-
Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një f...
-
Greqi, tërmet me magnitudë 3.1 në Thesproti, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:51...
-
Më mirë vonë se kurrë: 50 vjeçarja në Kosovë shkon në klasë të parë
As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i...
-
Haxhiu kërkon mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e konsideron të paprecedent faktin se ...
-
Kryeministri i Malit të Zi: Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të posedimit të armëve
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka bërë të ditur se Këshilli i S...
-
Graçanicë, sulmohen me thikë nga disa persona, dy burra e vazhdojnë trajtimin në QKUK
Dy burra janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas...
-
Aplikoi për konvertim të patentë shoferit serb, policia inicion rast pasi dokumenti nuk ishte i regjistruar
Një person më 7 gusht kishte bërë kërkesës për konvertimin e patentë shoferit...
-
Piu gjithë ditën, shkoi në shtëpi dhe mori armën me të cilën kreu krimin- Krejt çka dihet deri tash për tragjedinë në Cetinje
Detaje të reja të tragjedisë që ndodhi dje në Cetinjë po dalin në dritë. I dy...
-
Shkon në 12 numri i të vrarëve në Cetinje, viktima janë edhe dy fëmijë
Prokurorja e Malit të Zi, Andrijana Nastiq, ka konfirmuar se në Cetinje janë ...