Fun & Video

Ky është gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me telefonin, rrit rrezikun e shpërthimit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 26 September 2017
Askush nuk e ka menduar që një veprim aq i thjeshtë sa karikimi i telefonit mund të rezultojë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, por sipas departamentit të shërbimit zjarrfikës në Newton, New Hampshire kjo gjë mund të shndërrohet në rrezik nëse ju nuk e karikoni celularin në mënyrën e duhur.

Ky departament ka paralajmëruar njerëzit përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me rreziqet e mundshme shoqëruar me disa imazhe mjaft shqetësuese.

Sipas hulumtimeve më shumë se 53% e njerëzve karikojnë telefonin e tyre në shtrat ose nën jastëk.

Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sipas ekspertëve pasi nxehja e telefonit mund të shkaktojë shpërthim të tij. Ekspertët ju këshillojnë gjithashtu për të mos e përdorur celularin gjatë kohës që e karikoni !

-Advertisement-

Sigurohuni që ta vendosni në një sipërfaqe të lëmuar si komodina apo një mobile tjetër, por asnjëherë mbi krevat ose në një vend ku telefoni mund të nxehet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera