Ky është formacioni i Panuccit kundër Norvegjisë
Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 26 Mars 2018
Shqipëria është gati! Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore para testit me Norvegjinë, të gjithë në dispozicion të Panuccit që ka një grup të plotë dhe pritet të hedhë në fushë një Shqipëri sulmuese.
Moduli është ai i paralajmëruar 4-3-3, por për sa i përket emrave priten ndryshime në krahasim me formacionin e provuar pak ditë më parë në ndeshjen e kontrollit. Edhe pse trajneri u kujdes që ta zhvillojë taktikën larg syve kureshtarë, Arlind Ajeti mori në seancën e fundit, jelekun e blertë, ç’ka do të thotë se mbrojtësi i Crotones ka parakaluar Gjimshitin në garën për një vend përkrah Mavrajt në qendër të mbrojtjes.
Hysaj i blinduar në të djathtë, ndërkohë që krahu tjetër rikthen balotazhin mes Naser Alijit dhe Lenjanit, me 24 vjeçarin nga Kumanova që u preferua në seancën e fundit.
Konfirmohet Ramadani në qendër të mesfushës, një test i rëndësishëm ky për ish-futbollistin e Partizanit në një debutim prej titullari në kombëtare, ndërkohë që përkrah tij siç edhe ishte paralajmëruar do të jenë Taulant Xhaka dhe Kamer Qaka.
Risi në tredhëmbëshin e sulmit, më saktësi për vendin e qendërsulmuesit, me Armando Sadikun autor i një dygolëshi në testin e fundit me Turqinë, që pritet të lërë në stol të paktën nga fillimi Bekim Balajn apo Sokol Cikalleshin, ndërkohë që krahët nuk ndryshojnë, me Eros Grezdën dhe Odise Roshin që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit edhe pasi për portën këtë herë është zgjedhur Strakosha dhe jo Berisha që mund të garonte me fierakun për sa i përket kriterit të lojtarëve me më shumë prezenca në kombëtare.
Është kjo Shqipëria që pritet të zbresë në fushën e Elbasan Arena, në sulm për të konfirmuar progresin drejt objektivave të rëndësishëm, Nations League dhe eleminatoret e Euro 2020.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...

































