Sport

Ky është formacioni i frikshëm i Spanjës për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 21 March 2018

Vetëm edhe tre muaj kanë mbetur deri te fillimi i Kupës së Botës i cili do të mbahet në Rusi, shkruan infokusi.

Edhe përkundër kësaj trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, tashmë e di se në cilët lojtarë mund të mbështetet Kombëtarja spanjolle.

Ka vetëm një vend në formacionin e tij startuese që ende nuk është vendosur, janë 10 lojtarë që tashmë kanë bërë përshtypje të mjaftueshme për të qenë në planet e trajnerit.

-Advertisement-

David de Gea, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Busquets, Andres Iniesta, David Silva, Isco dhe Diego Costa, janë 10-të lojtarët që tani e kanë vendin e rezervuar në Kombëtare, ndërsa për lojtarin e 11-të në formacionin e Julen Lopetegui, janë plotë tre lojtar që do të luftojnë për të treguar se e meritojnë një vend në Kombëtare.

Bëhet fjalë për yjet e futbollit spanjoll  Koke, Thiago Alcantara dhe Saul Niguez të cilët duhet ta bindin trajnerin për një pozitë në Kombëtaren e Spanjës.

Spanja do të garojë në Grupin B me Portugalinë, Iranin dhe Marokun./infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera