Fun & Video

Ky është filmi më i mirë “aksion” nga bota e kafshëve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 30 May 2017

Xhirimi spektakolar tregon se si kjo hardhucë i ka ikur në mënyrë të përkryer sulmit të një grupi gjarpërinjsh, të cilët e ndoqën, e shtrënguan dhe sërish nuk arritën ta marrin si ushqim.

“Gjarpërinjtë ndjekin iguanat” (Iguana chased by snakes), xhirim nga seriali i BBC-së “Planet Earth II”, ka marrë shpërblimin e Akademisë Britanike të Filmit BAFTA (British Academy of Film and Television Arts) në kategorinë “Momenti të cilin patjetër duhet ta shihni”.

Xhirimi spektakolar tregon se si gjarpri e ndjek hardhucën e madhe, arrin dhe e mbështjellë.

-Advertisement-

Ajo, pastaj, arrin që t’i shpëtojë dhe të ikë, transmeton Telegrafi.

Si fillim, iguanës iu afrua vetëm një gjarpër, ndërkaq të tjerët prisnin që të sulmonin nga çasti në çast. Në moment që i iku nga ‘duart’, të gjithë iu vunë pas. Ata u bënë të gjithë bashkë, e shtrënguan, mirëpo iguana gjeti mënyrë si t’ju ikë nga ‘kthetrat’.

Seria, narratori i së cilës është i famshmi David Attenborough, është shpërblyer edhe në kategorinë e programit dokumentar televiziv.

Shikojeni këtë xhirim fenomenal:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera