Lajme

Ky është falënderimi i Kurtit për kryeministrin e Xhamajkës pas njohjen së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 20 February 2020

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, njohjen nga Xhamajka e ka konsideruar si lajm shumë të rëndësishëm.

“Një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe një pjesë e rëndësishme e Kombeve të Komonuelthit njohën zyrtarisht Republikën e Kosova”, shkruan Kurti në Tëitter.

Ai gjithashtu shkruan se ky është “Një fillim i mbarë i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re”.

-Advertisement-

“Dua të falënderoj njerëzit dhe qeverinë e Xhamajkës si dhe kryeministrin, Andrew Holness. Mezi pres që të bashkëpunojmë dhe t’i tregojmë mirënjohjen e Kosovës në çdo mundësi të ardhshme”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera