Lajme

Ky është çmimi i naftës në Kosovë: Kryetari i Shoqatës jep lajmin e shumëpritur për qytetarët!

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 16 March 2023

Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje. Duket se i njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë javëve të fundit.

Gjatë kësaj periudhe çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht rreth 1.35 cent për disel dhe 1.32cent për benzin.

Kryetar i shoqatës se naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për Insajderin se çmimet e derivateve janë më të lira në Kosovë, krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi.

-Advertisement-

“Çmimet sot në Kosovë sillen përafërsisht: Dizelli 1.35 cent Benzina 1.32 cent. Në regjion: Shqipëri Dizelli 1.76 cent, Benzina 1.75 cent Serbi Dizelli 1.66 cent Benzina 1.67 cent. Çmimet kanë ra dhe janë në ramje, dihet se për dy muaj kemi ramje të derivateve 60 cent për litër“, tha ai.

Tutje, Berjani ka thënë se në ditët në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve në vendin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera