Lajme

Ky është çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 23 November 2021

Një shqiptar nga rrethina e Preshevës dhe e fejuara e tij nga Kumanova i kanë shpëtuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari.

Të paktën 45 persona, kryesisht shqiptarë, vdiqën pasi autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut u aksidentua dhe u përfshi në flakë. Siç raporton gazeta serbe, Nova, çifti që shpëtuan janë Lulzim Sulejmani (26 vjeç) dhe Medina Luftiu (25 vjeç).

Edhe pse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev fillimisht tha se në mesin e viktimave ishte edhe çifti shqiptar, ai tani ka deklaruar se ata janë në mesin e shtatë të mbijetuarve.

-Advertisement-

“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, tha Zaev.

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Mes të vdekurve janë 12 fëmijë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo ndonjë gabim nga shoferi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera